Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të Kievit në interceptorët e raketave Patriot dhe ringjalljes së diplomacies. Ai e ka cilësuar si një takim të mire.

“Faleminderit për gjithçka që bëjmë së bashku për të mbrojtur jetën e ukrainasve dhe për të çuar përpara paqen”, shkroi Zelensky në X pas bisedimeve.

Në takim, dyshja diskutoi licencat për prodhimin e raketave interceptuese Patriot, si dhe rifillimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet. Ekipet tona do të rregullojnë detajet e komunikimit të tyre të mëtejshëm”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas i shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij Trumpit në ditën e funeralit të senatorit të ndjerë Lindsey Graham, duke e quajtur atë “një mik të vërtetë të Ukrainës”.