Deputeti i PS-së Bledi Çuçi dhe bashkëshortja e tij, Delina Fico, janë bërë pjesë e një përplasjeje mbrëmjen e së enjtes gjatë protestës në kryeqytet.
Ata kanë qenë të ulur në një nga kafenetë e kryeqytetit, kur një grup protestuesish kanë ndaluar para tyre duke i sulmuar verbalisht me thirrje “Çuçi burg”, “Rama burg”, “Berisha burg”, apo thirrje të tjera kundër qeverisë dhe duke i filmuar.
Çuçi si fillim nuk ka reaguar, ndërsa e shoqja e tij ka nisur të flakë në drejtim të tyre shishe, lugë dhe sende të tjera që ka pasur mbi tavolinë.

Çuçi fillimisht e ka ndaluar, ndërsa më pas shihet duke treguar gishtin e mesit dhe duke bërë gjeste të tjera drejt protestuesve, vajzës që i filmonte.
Po me gjeste ka reaguar edhe Fico, ndërsa dëgjohet edhe duke debatuar verbalisht me protestuesen.





