Dy pallate janë shembur në Vadardhë të njësisë administrative Sukth nga IKMT dhe IMT e Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Pas akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit për shembjen e këtyre godinave, pasi ishin dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, IKMT dhe IMT realizuan shembjen me mjete të rënda.
“40 familjet e këtyre dy pallateve pas përfundimit të rindërtimit do të përfitojnë banesa të reja, shumë më të mira se ato që kishin dhe me standarte bashkëkohore.”,- njofton bashkia e Durrësit.





