Elton Arbana, kryetar i Bashkisë së Shijakut ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtoreshën e ZVA-së Shijak dhe drejtues të shkollave. Pjesë e kësaj mbledhje ishte dhe prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto.
Arbana e ka konsideruar të rëndësishëm e të nevojshëm këtë takim të përbashkët për të folur konkretisht për përgatitjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se bashkia e Shijakut ka një vëmendje të veçantë ndaj arsimit dhe bashkëpunimi me ZVA ka qenë gjithnjë i frytshëm.
“Rikthimi i nxënësve në shkolla në kushtet e pandemisë është një sfidë për të gjithë ne, për të pasur një angazhim maksimal për përgatitjen e infrastrukturës shkollore, dezinfektimin dhe çdo masë bazuar në protokollet zyrtare antiCovid” – ka deklaruar kryebashkiaku Arbana.





