Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për lirim.

Orges Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin, me këta dy të fundit të cilët janë në kërkim akuzohen për masakrën në Lushnje në vitin 2017.

Ata u nisën për të vrarë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti por në atentat mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që mbeti i plagosur dhe pronari i lokalit.

Ngjarja ndodhi më 11 tetor 2017, në lagjen “Loni Dhamo”. Ata akuzohen për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal.

Orges Bilbili u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë po ashtu u përplas edhe me policinë.