Më herët policia e Durrësit njoftoi se një 44-vjeçar kishte humbur jetën, ndërsa ishte futur në det së bashku me të bijën 9-vjeçare.
Tashmë tragjedia rëndohet edhe më shumë, pasi e mitura ka humbur jetën në spitalin rajonal.
“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe.“- njofton policia e Durrësit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhin e Rrushkullit, rreth orës 18.00.





