Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, Një 44-vjeçar ishte futur në det bashkë me vajzën 9-vjeçare, por nuk ka dalë i gjallë, ndërsa e bija ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

“Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,– njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.