“IKMT dhe IMT e Durrësit shembën shkollën e mesme të bashkuar “Ismet Nanushi” dhe kopshtin me të njëjtin emër në fshatin Kullë të njësisë administrative Sukth”, – njofton bashkia e Durrësit përmes një postimi në rrjete sociale.

Kur pritet që pas rreth 20 ditësh të nisë procesi mësimor në të gjithë vendin, shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe njësitë administrative ende nuk janë rrafshuar të gjitha për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit.  

“Pas rindërtimit, 705 nxënësit e kësaj shkolle dhe 80 fëmijët e këtij kopshti do të kenë ambiente të reja më të mëdha dhe më të bukura se më parë dhe me standarte evropiane”,- thotë më tej bashkia e Durrësit në njoftimin për shtyp.

Në total janë rreth 30 shkolla, kopshte dhe çerdhe në Durrës që do të rindërtohen apo rikonstruktohen.