Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën 8 prill. Mësohet se shkak për këtë shtyrje u mungesa e avokatit të Henrik Hoxhajt.
Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.