Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një urim me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada theksoi se “së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës.”

“Urime Shqipërisë në 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009. Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës,” shkruhej në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Në 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s. Maqedonia e Veriut, ndërkohë, u antarësua më 27 mars 2020 dhe është konsideruar si vendi më i ri i 30-të anëtar i NATO-s.