Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar thirrjen e dëshmitarëve të saj në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të martën ishte planifikuar të dëshmonte dëshmitari i fundit, por ai nuk arriti të paraqitet për shkak të arsyeve të papritura. Si pasojë, trupi gjykues u detyrua të shtyjë seancën në një kohë të pacaktuar.
Më pas, gjykimi kaloi në seancë private.
Gjatë seancës, Trupi Gjykues pranoi dëshminë e Ismet Tarës nga viti 2019, pasi Prokuroria më herët nuk arriti të bënte pyetje në gjykatë për shkak të refuzimit të Tarës për t’iu përgjigjur Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.