Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë, pritet të jetë në formë të plotë fizike për të luajtur në muajin maj, pas një periudhe rikuperimi nga një operacion në muskujt e barkut më 18 mars. Sipas mediave arabe, stafi mjekësor i Al Itihadit e ka përcaktuar këtë periudhë si të mjaftueshme për rikuperimin e tij.

Mitaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në shtëpi dhe Letonisë në transfertë. Po ashtu, ai do të ketë mundësinë të luajë për Al Itihadin në ndeshjet e fundit të sezonit.