MeteoAlb parashikon se paraditja e kësaj të mërkure në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga i gjithë vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.  

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.