Një 29-vjeçar nga Tirana është identifikuar si i përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së materialeve pornografike me të mitur, pas informacioneve të siguruara nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka identifikuar të dyshuarin, shtetasin M.Z., 29 vjeç, dhe ka ekzekutuar një vendim gjykate për kontrollin e banesës së tij. Gjatë operacionit, u sekuestruan tre celularë dhe një laptop, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale në Shqipëri.