Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho, i cili disa muaj më parë u infektua me Covid-19, ka dhuruar plazmën e gjakut për të kuruar të prekurit me këtë virus.

Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën apel që shembulli i mjekut të ndiqet edhe nga personat e tjerë që e kanë kaluar COVID-in.

“Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë. Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm” shkruan ajo.