Sipas MeteoAlb, në orët e para të ditës së martë në vendin tonë do të dominojnë kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore.
Në mesditë, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në veripërëndim dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë zonën lindore të vendit, ndërsa në mbrëmje kushtet e motit përmirësohen dukshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen më të paktën 3 gradë Celsius në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.





