Në pamjet filmike që po publikon DurrësLajm duket momenti kur qytetarë të rastësishëm i japin ndihmën e parë fëmijës së aksidentuar nga një automjet në qendër të qytetit.
I mituri dëgjohet që rënkon nga dhimbja në këmbë, ku edhe e ka prekur automjeti.
DurrësLajm mëson se ngjarja ka ndodhur fare pranë vijave të bardha, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi në bulevardin kryesor të qytetit.
Përplasja ndodhi në një moment, kur kjo rrugë është mjaft e frekuentuar nga automjetet dhe këmbësorët, kryesisht turistë që ndodhen këto ditë të fundit të gushtit në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, policia dhe ambulanca ende nuk kishin mbërritur në vendngjarje.
Megjithëse rrugë mjaft e frekuentuar, drejtues të papërgjegjshëm mjetesh, shpesh ecin me shpejtësi të madhe dhe bëjnë parakalime të rrezikshme.





