Një përplasje e fortë mes Laert Vasilit dhe Gjestit ka acaruar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Debati nisi pas një deklarate të Laertit, i cili përmendi fenë islame në një kontekst provokues, duke akuzuar Gjestin për sjellje të papërgjegjshme dhe përdorim të alkoolit.
“Për këtë që the, do vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim muhabetin,” – u shpreh Laerti në një moment që u përhap menjëherë në rrjete sociale, duke u interpretuar nga shumë si një kërcënim.
Gjesti reagoi menjëherë, duke e quajtur sjelljen e Laertit një provokim serioz dhe duke e akuzuar për hipokrizi: “Zoti ma fal mua. Edhe ti pi, e tepron,” iu drejtua ai.
Debati vijoi me tone të larta, akuza të ndërsjella dhe ofendime personale, çka ka ngritur pikëpyetje mbi ndërhyrjen e mundshme të produksionit për të vendosur masa ndëshkuese.
Përplasja mes dy konkurrentëve ka polarizuar opinionin publik dhe ka shtuar tensionin në lojë në një moment të rëndësishëm për spektaklin.