Aktori i njohur Dax Shepard ka rihapur debatin për kufijtë e flirtit në një martesë, duke pranuar se, edhe pas 15 vitesh martesë me aktoren Kristen Bell, ai ende flirton si me meshkuj ashtu edhe me femra.
Në një episod të fundit të podcast-it të tij Armchair Expert, Shepard foli hapur për dinamikën e martesës së tij dhe ndjesinë e flirtit, gjatë një bisede me bashkëprezantuesen Monica Padman. Ai ngriti pyetjen nëse sjellja e tij mund të perceptohej si “queerbaiting” – një term që nënkupton flirtin ose insinuatat për orientimin seksual për të tërhequr vëmendjen, pa ndonjë angazhim të vërtetë.
“Shepard flirton me të gjithë,” – pohoi Monica Padman, ndërsa vetë aktori u shpreh se kjo sjellje nuk lidhej me ndonjë dëshirë për më shumë: “Nuk dua ta çoj më tej, dua vetëm të flirtoj,” tha ai.
Megjithatë, bashkëbiseduesja i sugjeroi se ndoshta martesa i ka kufizuar këtë liri: “Ndoshta e humbe këtë të drejtë kur u martove,” – komentoi Padman.
Biseda u kthye në temë diskutimi mes fansave, duke rikthyer në qendër vëmendjes çështje të ndjeshme si kufijtë e sjelljes në marrëdhëniet afatgjata, dëshira për afirmim personal dhe përgjegjësitë që lidhen me figurën publike.
Dax Shepard dhe Kristen Bell janë të njohur për transparencën e tyre rreth sfidave në çift, përfshirë periudha të vështira si ndarja e përkohshme dhe ndjekja e terapisë që në fillimet e lidhjes.