Në vendin tonë, janë regjistruar 152  raste të reja me koronavirus nga 785 testime të kryera në 24 orët e fundit. Mësohet se në 24 orët e fundit 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit, mësohet se 148 pacientë janë shëruar nga koronavirusi për një total prej 4332 të shëruarish që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në spitalit Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po marrin trajtim 148 pacientë, 19 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 7 raste në intubim.