Larry King, gazetari legjendar 86 vjeç, disa kohë pasi u nda nga jeta gruaja e tij Shawn ai humb dhe dy fëmijë brenda tre jave.

Gazetari historik i CNN ka ndarë trishtimin e tij në llogarinë e tij në Facebokk ku shkruan:

“Me trishtim të madh dhe me zemër të thyer njoftoj humbjen e dy fëmijëve të mi Andy dhe Chaia King. Ata ishin shpirtra të mirë dhe të sjellshëm, do të më mungojnë shumë. Andy vdiq nga një sulm në zemër në 28 korrik ndërsa Chaia vdiq në 20 gusht pasi diagnostikimit me kancer në mushkëri. Nuk mund ta pranoj humbjen e tyre. Asnjë prind kurrë nuk duhet të varrosë fëmijën e tij”.

King është martuar 7 herë. Chaia ishte fëmija me ish-gruan e tij Alene Akins dhe kishin adoptuar dhe Andy, i lindur nga martesa e mëparshme e Alene.

Ndërsa me gruan e tij Shawn ai ka tre fëmijë  Larry Jr., Cannon dhe Chance.