Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen!

Këngëtari i njohur shqiptar ka marrë urime pafund nga ndjekësit e tij dhe miqtë në Instagram, aty ku ka publikuar gjithë dedikimet e përzemërta të tyre.

Por më i veçantë është urimi i bashkëshortes Ariana Fejzullahu, e cila ka publikuar një foto të ëmbël me Ermalin ndërsa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, edhe 100, shëndet të plotë!”

Vetë këngëtari ka publikuar një foto të tortës së ditëlindjes ndërsa shkruan: “32, u plakëm!”​​​​​​​