Një familje shqiptare është infektuar nga pandemia e koronavirusit pas kthimit nga pushimet e verës në vendlindje. Sipas mediave italiane, katër persona, të gjithë pjestarë të një familje shqiptare kanë rezultuar pozitivë teksa ktheheshin në Itali.
Ata kishin qenë në Shqipëri për pushime, ndërsa në kthim kanë rezultuar pozitivë, edhe pse të gjithë ishin asimptomatikë.
Familja shqiptare banon në Vallefoglia, Itali. Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për Italinë. Bashkë me vendin tonë në të njëjtën kategori vendosen edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.





