Një makinë është djegur gjatë natës në fshatin Karkavec në Prrenjas.

Mësohet se makina e djegur është në pronësi të Pëllumb Radiçit, oficer i Policisë Gjyqësore në postën policore të Prrenjasit.

Ngjarja ka ndodhur  pranë shtëpisë së oficerit, ku ishte e parkuar edhe makina.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie është e qëllimshme për shkak të detyrës.

Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.