Mësuesi i muzikës, por së fundmi i dalë në pension, Enrik Çefa, nga Shkodra, ka humbur betejën me koronavirusin.

Mësohet se Çefa ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, por ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte vendosur në intubim.

Ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare dhe ishte një nga muzikantët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Çefa ishte angazhuar në disa festivale për të rritur dhe fëmijë.