Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish. Ditën e sotme, ka humbur betejën me COVID-19 ish- drejtori i AKU-së Syrja Binaj.

Mësohet se Binaj trajtohej prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa sot nuk mundi të dilte triumfues përballë kësaj sëmundjeje.

Binaj ka drejtuar këtë institucion gjatë periudhës kur vendi ishte futur në karantinë totale, si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.