Zjarri shkrumbon një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në Shën Vlash, Durrës, shumë afër tregut të makinave.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, ka bërë të mundur që zjarri të lokalizohet dhe shuhet brenda një kohe të shkurtër, pa rrezikuar sipërfaqe të tjera.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit shpesh bëhen shkaktare të krijimit të vatrave të zjarrit, por nuk mungojnë edhe rastet e zjarreve të rëna prej pakujdesisë njerëzore.