Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka lajmëruar për mënyrën e sigurimit të një fjalëkalimi të ri në e-Albania, në rast se harroni atë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karçanaj shkruan se tashmë nuk keni pse të shkruani e-maile sa herë që harroni fjalëkalimin, por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.
“Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë [email protected] dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë.
90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund!
Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.
Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën.
E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu.
Shërbime të tjera do i bashkangjiten listës online deri në fund të vitit”, shkruan Karçanaj.





