Numër rekord të prekurish nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në të gjithë vendin janë regjistruar 155 raste të reja nga 932 testime që janë bërë në të gjithë vendin.
Durrësi sërish ka regjistruar një shifër të lartë të prekurisht, plot 24 persona.
Numri total i të prekurve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 7654 persona. Ndërkohë 2 viktima nga Tirana kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë.





