Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zahrisht, Krumë.
Sipas policisë, rreth orës 20:25, shtetasi L.M., duke udhëtuar me automjet së bashku me babain e tij, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, të dy janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





