Pas përfundimit të angazhimit si moderatore e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Arbana duket se nuk ka humbur kohë dhe ka nisur të mendojë për projektin e radhës.

Sinjali i parë ka ardhur nga Koreja e Jugut, ku ajo po qëndron së bashku me bashkëshortin dhe bashkëpunëtorin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Gjatë udhëtimit, çifti vizitoi Zonën e Çmilitarizuar, e njohur si DMZ, e cila ndan Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut dhe konsiderohet një prej kufijve më të militarizuar në botë.

Përmes postimeve në InstaStory, moderatorja tregoi se vizita zgjati rreth shtatë orë dhe se përdorimi i telefonave ishte i ndaluar në pjesën më të madhe të itinerarit. Ajo ndau gjithashtu histori për familjet koreane që mbetën të ndara pas luftës, si dhe për programin televiziv të vitit 1983, i cili ndihmoi në ribashkimin e shumë personave me të afërmit e humbur.