Pas përfundimit të fushatës zgjedhore që është zhvilluar kryesisht në rrjete sociale dhe takime duke respektuar protokollet e sigurisë antiCovid kandidatët që garojnë për organe drejtuese në universitete ishin sot në heshtje zgjedhore.

Në 12 universitetet publike mëngjesin e 30 korrikut hapen qendrat e votimit për studentët dhe stafin akademik ku koha e votimit do të jetë nga ora 8:00 deri në 16:00. Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” procesi i votimit do të zhvillohet në 5 njësi kryesore, dy prej të cilave në rektorat (godina në Currila) dhe 3 të tjera tek Kampusi Universitar në Spitallë. Në proces pritet të marrin pjesë rreth 300 pedagogë dhe 12000 studentë, të cilêt do të votojnë për të zgjedhur për një mandat të dytë rektoren aktuale Kseanela Sotirovski, dekanët dhe shefat e departamenteve në 6 fakultete si dhe anëtarët e Senatit Akademik. 

Në UAMD janë marrë masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, ku ndryshe nga zgjedhjet e shkuara veç mjetit të identifikimit, votuesve do t’iu matet temperatura para hyrjes në dhomën e fshehtë të votimit ku do të pajisen më tej me maska dhe doreza. Ditën e mërkurë janë shpërndarë edhe materialet zgjedhore për të bërë gjithçka gati për mëngjesin e së enjtes.

LISTA E KANDIDATEVE PER DEKANE DHE SHEFA DEPARTAMENTI NE UAMD:

*FAKULTETI I EDUKIMIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

  1.  Prof.As.Dr. Griselda Abazaj

  2.  Prof.As. Dr. Suela Kastrati

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

1.  Prof.As.Dr Anita Muho (Departamenti Gjuheve te Huaja)

2.  Dr. Ambera Duka (Departamenti i Pedagogjise)

3.  Prof.As.Dr Blerina Xhakolli (Departamenti i Psikologjise)

4.  Prof.AS.Dr. Doreta Tartari (Kuçi) (Departamenti i Sociologjise)

5.  Prof.As. Dr. Edlira Abdurahmani (Departamenti i Gjuhes)

6.  Dr.Ilir Sallata ( Qendra Edukim ne Vazhdim)

 

*FAKULTETI I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Lindita Mukli

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr. Anjeza Pasku (Departamenti i Matematikes)

Dr.Osman Hysa   (Departamenti i Matematikes)

Dr.Senada Bushati ( Departamenti i Shkencave Kompjuterike)

Phd. Admir Barolli ( Departamenti i Teknologjise se Informacionit)

 

*FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Osman Metalla

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr.Alma Golgota ( Departamenti i Shkencave Inxhinjerike Detare)

Dr. Rezarta Kalaja ( Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore)

Dr. Marsida Klemo (Departamenti i Shkencave te Aplikuara dhe Natyres)

 

*FAKULTETI I BIZNESIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Azeta Tartaraj

Prof.As.Dr. Shkelqim Fortuzi

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr.Rovena Troplini ( Departamenti i Finance Kontabilitet)

Dr.Juliana Imeraj (Departamenti i Finance Kontabilitet)

Dr.Majlinda Muka (Departamenti i Turizmit)

Dr.Denada Lica (Departamenti i Menaxhimit)

Prof.As.Dr. Ervin Myftaraj ( Departamenti i Marketingut)

Prof.As.Dr. Flora Merko (Departamenti i Shkencave Ekonomike)

 

*FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

   KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Andon Kume

      KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Prof.As.Dr. Gentiana Kraja (Departamenti i Administrimit Publik)

Prof.As.Dr. Arben Cara (Departamenti i Drejtesise)

Phd. Gentian Koçi (Departamenti i Drejtesise)