Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e të shtënave me armë që lanë të plagosur një 23-vjeçar.
Gledis Kraja është i riu që u qëllua në një atentat dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por për shkak të plagëve ndërroi jetë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në 21:55 pranë një market në lagjen “Daniel Matlija” në Shkodër.
Policia dhe FNSH ndërkohë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.





