Bashkia e Durrësit publikon listën dhe datat përkatëse për shembjen e pallateve me dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shembjet nisin nga data 3 gusht, për të përfunduar më 16 gusht.

Bëhet fjalë për 9 pallate 5 dhe 6 katëshe në rajonet nr.2, 4 dhe 5 të qytetit bregdetar.

Njoftim i rëndësishëm:

Këto janë pallatet që do të prishen gjatë muajit Gusht 2020 në Bashkinë e Durrësit në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë.
Këto prishje do të kryhen nga IKMT në kuadër të procesit të rindërtimit.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë banorëve të këtyre godinave që të largohen prej këtyre pallateve të cilat do të shemben në datat si më poshtë:

3 Gusht – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 4, zona kadastrale 8511, rruga “A.Goga” lagjia 18, nr.120

4 Gusht – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 4, zona kadastrale 8511, rruga “A.Goga” lagjia 18, nr.130

5 gusht – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 4, zona kadastrale 8511, rruga “M.Ulqinaku” lagjia 18, nr.72

7 Gusht – Objekt ekzistues pallat 6 katësh, Rajoni 5, zona kadastrale 8513, rruga “Lura”, lagjia 17, nr.1

10 Gusht – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 5, zona kadastrale 8513, rruga “Lura”, lagjia 17, nr.3

11 Gusht – Objekt ekzistues shtesë pallati 5 katësh, Rajoni 5, zona kadastrale 8513, rruga “Lura”, lagjia 17, nr.5

12 Gusht – Objekt ekzistues pallat 6 katësh, Rajoni 5, zona kadastrale 8513, rruga “A.Daklli”, lagjia 17, nr.15

13 Gusht – Objekt ekzistues pallat 6 katësh, Rajoni 5, zona kadastrale 8513, rruga “A.Daklli”, lagjia 17, nr.23

16 Gusht – Objekt ekzistues pallat 6 katësh, Rajoni 2, zona kadastrale 8512, rruga “Milosao”, lagjia 9/2