Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 viktima në spitalet Covid.
Bëhet fjalë për një 68-vjeçare nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 60-vjeçare nga Tirana.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.”, tha n[ një dalje për mediat Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:





