Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përsërit edhe njëherë thirrjen për qytetarët që të përshtaten me normalitetin e ri të krijuar nga koronavirusi.

Në një status në “Facebook”, Manastirliu risjell në kujtesë shtatë këshilla jetike, që duhet të ketë parasysh çdo qytetar, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“COVID19 NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.

 Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.