Epidemiologia e ISHP, Eugena Tomini, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe është shprehur se trendi i shtimit të rasteve do vijojë ende. Në një intervistë në Ora News, Tomini tha se ditët e fundit është rritur numri i pacientëve të shtruar në spital.
Më tej ajo shtoi zbatimi i distancës fizike, por njëkohësisht edhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, do të na mundësojë që ta ulim këtë trend, përkundrejt zbatimit të këtyre masave dhe këto rregulla duhet të kthehen në rutinë.
Tomini u shpreh se fasha e të prekurve me Covid-19 është rritur dhe mosha mesatare është 44-45,2 vjeç.
“Mosha mesatare e të prekurve me Covid-19 është 44-45,2 vjeç. Kemi një zgjerim të fashës së prekur. Jo vetëm të rasteve të cilët janë shtruar në spital, por edhe të rasteve që janë në izolim me simptoma më të moderuara në krahasim me personat që kanë kërkuar hospitalizim. Realisht kemi pasur vdekje në moshat e reja, në të cilat Covid ka shfaqur agresivitet.
Është kjo grupmoshë, ku pas vendimit të qeverisë pas një vlerësimi në lokalet e natës, dhe beach baret nga ISHSH, ekspertët arritën në vlerësimin e situatës, sepse vera ka ardhur në pikun e saj, e grupet e reja shoqërore bëhen burim i rëndësisshëm i Covid-19. Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara, por kjo grupmoshë që është aktive, grupe të rinjsh, bëhen transmetues”, shtoi më tej Tomini.





