Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 maj) pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar shqetësim dhe alarm në zonë.

Fillimisht dyshohej se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e një defekti në një gjenerator pranë institucionit, por hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.