Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia pikasi një mjet të dyshimtë në Chiasso.
Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë.
Disa topa kokaine, gati për t’u shitur në tregun vendas u gjetën dhe u sekuestruan.
Gjithashtu, në apartament u sekuestruan edhe para. Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë. Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar 19 vjeç.
Akuza kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët. Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë me qira janë përdorur si bazë logjistike. Shkurtin e kaluar, tre kilogramë kokainë u sekuestruan në një vilë në Pregassona. E njëjta gjë vlen edhe për qiratë e makinave. Në të kaluarën, kompania e drejtuar nga 34-vjeçari ishte shfaqur tashmë në radarin e hetuesve.





