Ka shkuar në 148 numri i viktimave për shkak të Covid-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi së fundmi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 humbje jete në spitalet Covid.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.”





