Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet së fundmi, Neda Balluku ka ngritur zërin për një fenomen “shqetësues” që po ndodh kohët e fundit brenda shoqërisë shqiptare.

Teksa ndodhet duke bërë ecje në parkun e Liqenit, opinionistja ngre shqetësimin mbi tendencën e prindërve të rinj që i besojnë kujdesin e fëmijëve gjyshërve.

Në fjalën e saj ajo thekson se mosha dhe sakrificat e gjyshërve nuk duhet të anashkalohen, pasi këta të fundit kanë dhënë shumë për të rritur brezin e mëparshëm. Ndërsa shton se këta tani po detyrohen të kujdesen edhe për nipërit e mbesat.

Sakaq Neda sugjeron që ky fenomen duhet të marrë fund sepse të moshuarit po lodhen ekstremisht në vitet e fundit të tyre.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”, dëgjohet Neda në videon e publikuar.