Pas ankesave të shumta të banorëve, policia e Sarandës ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontroll në një lokal nate në Ksamil.

Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, muzika e gjeneruar nga lokali rezultoi me decibel më të lartë se limiti i lejuar.

Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të rinj. Policia e Sarandës pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare.

Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajiset me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.