Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dyfishtë në Gosë.  

Një konflikt mes fqinjëve ka avancuar në përdorimin e armëve, ku shtetasi Shpëtim Osma ka plagosur me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve Disha.

Të plagosur kanë mbetur Sami Disha me plagë në këmbë dhe Nadire Disha me plagë në bark.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.