Një rast i ri me koronavirus ka rezultuar sot në Sarandë. Bëhet fjalë për një fëmije 3-muajsh te një 25-vjeçareje, nuse në fshatin Mursi të Sarandës.
Ajo rezultoi pozitive të premten, ndërsa mbrëmë tamponi ka treguar se i prekur nga virusi ishte dhe vajza e saj.
Nëne e bijë janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës. Po ashtu ndërsa drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 të dielën.





