Zvogëlimi i sipërfaqeve të gjelbërta në Durrës ka qenë një shqetësim i kahershëm i qytetarëve, pasi vendin e lulishteve të dikurshme shpesh e kanë zënë sipërfaqet e betonuara. Për këtë fenomen negativ shpesh është akuzuar nga Partia Demokratike, por edhe anëtarë të Shoqërisë Civile, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili në 12 vite të 3 mandateve të tij kontribuoi për shtimin e grisë së betonit në kurriz të gjelbërimit.

Por ajo që duket më shqetësuese është fakti se vetëm në 5 vitet e fundit (2015-2020), Durrësi ka humbur në qendrën historike të tij (zona A) rreth gjysmën e sipërfaqes së gjelbëruar. Të dhënat tronditëse publikohen nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) përmes një postimi në rrjete sociale.

Qendra në fjalë ka realizuar monitorimin në terren të gjelbërimit urban gjatë periudhës mars 2019 – qershor 2020 dhe përmes një fotoje krahasuese pasqyron ndryshimet e ndodhura në 5 vitet e fundit në këtë zonë (referuar ortofotos së Shqipërisë 2015).

“Procesi i urbanizimit, niveli i lartë i ndotjes dhe fenomeni i ndryshimeve klimatike janë tre faktorët kryesor në humbjen e 4.38 ha gjelbërim urban në Bashkinë Durrës gjatë periudhës 2015-2020. Nga 9.34 ha që ishte sipërfaqja e gjelbëruar në vitin 2015, ajo është reduktuar në 4.38 ha, duke mbetur thuajse gjysma e sipërfaqes së dikurshme (ka mbetur vetëm 4.96 ha)”,– bën të ditur Qendra EPER.


Në figurën e mësipërme paraqiten hapësirat ekzistuese dhe ato të humbura në zonën qëndrore (zonen A) të Bashkisë Durrës

Ndërkohë, po sipas Qendrës Eper në zonën qëndrore të bashkisë Durrës janë identifikuar 2292 pemë urbane të cilat kryesisht janë të llojeve: akacia (Acacia Farnesiana, Acacia Logifolia), blir (Tilia Cordata, Tilia Europaea, Tilia Platyphyllos), rrap (Platanus Orientalis, Platanus Occidentalis), ligustër (Ligustrum Lucidum, Ligustrum Ovalifolium), panjë (Acer Saccharinum, Acer Platanoides), pishë (Pinus Pinea, Abies Alba), etj. Secila prej tyre ka një diametër (nga 10 në 150 cm) dhe moshë të caktuar (deri 100 vjeçare).

Në figurën e mësipërme paraqitet identifikimi i drurëve urbanë në zonen qendrore (zonën A), bashkia Durrës.

Një nga zonat më të ndotura nga zhurmat në Durrës

Përveç monitorimit të sipërfaqeve të gjelbërta në zonën A në Durrës, Qendra Eper ka monitoruar gjatë periudhës së pandemisë edhe nivelin e ndotjes nga zhurmat në stacionet e dy linjave të transportit urban në qytetin bregdetar. Pavarësisht se periudha e monitorimit (maj 2020) përkonte me periudhën kur transporti urban ishte ende një aktivitet i ndaluar si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë Covid-19, sheshi “Pranvera” rezulton ndër zonat me ndotjen më të lartë nga zhurmat në Durrës, duke tejkaluar normën e lejuar nga BE dhe OBSH prej 55 dB. Kjo ndotje është konstatuar në të 17 stacionet e dy linjave të urbanit “Sheshi Pranvera – Currila – Sheshi Pranvera” dhe “Sheshi Pranvera – Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD) – Sheshi Pranvera”.

Stacionet në zonën urbane të qytetit dhe stacionet që ndodhen në rrugët parësore apo rreth rrotullimet e Bashkisë Durrës kanë një tendencë për të qenë të ekspozuara nga ndotja e zhurmave.

Sipas Qendrës EPER, niveli i lartë i trafikut dhe mbipopullimi në zonat ku ndodhen stacionet e linjave të transportit publik në Bashkinë Durrës, përbën dy shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të ndotjes nga zhurmat.

#GreenLungs #UrbanGreenery Në zonën qëndrore të monituar të Bashkisë Durrës (zona A), janë identifikuar…

Posted by Qendra EPER / EPER Center on Friday, July 24, 2020

#GreenLungs #UrbanGreenery Në zonën qëndrore të monituar të bashkisë Durrës (zona A), janë identifikuar 2292 pemë urbane…

Posted by Qendra EPER / EPER Center on Tuesday, July 21, 2020

#GreenLungs #NoisePollution Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) realizoi monitorimin e…

Posted by Qendra EPER / EPER Center on Friday, June 26, 2020