Policia e Shtetit ka bërë një përmbledhje të lokaleve të gjobitura të cilët ushtronin aktivitein e tyre të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë gjobitur me nga 10 milionë lekë plot 19 lokale, 4 prej të cilëve në Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

– 7 lokale në Tiranë;

– 4 lokale në Durrës;

– 4 lokale në Lezhë;

– 3 lokale në Vlorë;

– 1 lokal në Korçë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.