Situata në dy stitalet Covid, Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, vijon të jetë shqetësuese, teksa po rritet dita-ditës numri i të shtruarve me koronavirus.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregoi çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit, duke zbuluar se 16 prej rasteve që kanë telefonuar, janë transferuar në spital.

“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Covid. Në 24 orët e fundit në dy spitalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, u shpreh Brataj.