Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Mësohet se gardisti me inicialet G.P. 58 vjeç, dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë.
Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.





