Pas përfundimit të lidhjes së saj me artistin e njohur Ledri Vula, influencerja Sara Hoxha është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve për një romancë të re.
Së fundmi, emri i saj po përmendet për një romancë të mundshme me Erik Fullanin.
Zërat për një lidhje mes dy të rinjve janë përforcuar më shumë pas publikimit të një fotoje, e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Në imazh, Sara dhe Eriku shfaqen duke pushuar së bashku në bregdet, të ulur në ‘shezlong’ dhe të përfshirë në bisedë, pa praninë e ndonjë personi tjetër përreth. Momenti i shkrepur është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e qartë e afërsisë së tyre.

Për më tepër, të dy janë parë së fundmi edhe në një event familjar, konkretisht në ditëlindjen e djalit të aktores Olta Gixhari. Edhe pse nuk janë fotografuar bashkë, prania e tyre në të njëjtën festë ka shtuar më tej dyshimet për një raport më të afërt sesa miqësi mes tyre.

Rreth dy muaj më parë, shkruajtëm për një histori të re që pritej të niste për Sara Hoxhën. Pas ndarjes nga Ledri, duket se edhe për blogeren tashmë është momenti që të nisë një lidhje të re dashurie.

Në atë kohë shkruam se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmenëve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës. E kur kanë kaluar shumë pak nga ky lajm, duket se lidhja është konkretizuar. Në media të ndryshme, ka qarkulluar lajmi se tashmë Sara ka nisur një histori të re dashurie, që po e mban shumë diskrete.

Sara dhe djaloshi në fjalë janë parë së bashku jo vetëm në Tiranë, por edhe në jug të vendit. Miqtë e ngushtë pranë saj, refuzojnë që të ndajnë detaje nga kjo histori, duke u shprehur se nuk dinë asgjë për romancën e re. Megjithatë, dyshja tashmë ka nisur të ‘pikaset’ nga sytë e kureshtarëve, duke qenë tashmë vetëm çështje kohësh për të pasur edhe foton e parë të këtij çifti.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, blogerja pranoi se ishte ende e dashuruar me Ledrin, dhe se nuk ishte gati për një raport sentimental. Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedh të mos e prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.





