Një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën më koronavirusin, duke u bërë viktima e 139-të në vend për shkak të pandemisë.

Mësohet se mësuesi, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresenë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm.

Ai ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndoqi”, aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’ia hedhë kësaj sëmundjeje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 35 mijë euro. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.

Me këtë rast shkon në 22 numri i personave nga Shkodra, të cilët humbasin jetën për shkak të koronavirusit.